Telegrafi

De Rossi mund të mbetet në Serie A, zgjon interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias

Daniele De Rossi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Daniele De Rossi largua nga Roma pas 18 vitesh qëndrimi në klub, derisa po lidhet me një kalim në Amerikën Latine ose në Superligën e Kinës.

Por, sipas Sky Sports Italia, mesfushori italian mund të qëndrojë edhe më tej në Serie A, pasi ka zgjuar interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias.

35-vjeçari shumë lehtë mund pranojë ofertën e njërit prej klubeve italiane, duke ditur se do të kishte mundësinë ta mbyllte karrierën aty ku e filloi.

Daniele De Rossi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, De Rossi ndoshta edhe do t’i respektojë Giallorossët që të mos luajë për një klub tjetër nga Italia, për të kaluar në ligat tjera.

Lexo po ashtu Burdisso: De Rossi i interesuar për kalimin te Boca

Aktualisht legjenda italiane po kërkohet nga Boca Juniors, gjersa drejtori sportiv i klubit argjentinas, Nicolas Burdisso, ka konfirmuar një gjë të tillë ditë më parë.

Fiorentina dhe Sampdoria thuhet se i kanë kërkuar De Rossit ta ulë kërkesën e tij për pagë të lartë, në mënyrë që të realizohet marrëveshja. /Telegrafi/