Telegrafi

De Rossi: Keq që e përforcoi një rival, por Pjanic është lojtar shembullor

Daniele De Rossi nuk mban mëri për largimin e Miralem Pjanicit nga Roma. Ai e ka lëvduar tashmë ish-bashkëlojtarin e tij.

Mesfushori boshnjak zgjodhi të kalonte te Juventusi dhe tashmë gjithçka është zyrtarizuar.

“Pjanic është sjellë si një bashkëlojtar shembullor dhe një profesionist i patëmetë qëkur erdhi te Roma. Ai stërvitej edhe kur ishte i sëmurë dhe shpesh luante teksa pinte barna për dhimbje”.

“Më vjen keq që e përforcoi një rival, por unë gjithmonë do ta respektoj. Pjanici nuk është një ikonë, po të ishte i tillë, do të qëndronte te Lyoni. Ka lojtarët të tjerë që janë ikonat tona”.

“I këtillë është futbolli në ditët e sotme, ndërsa Roma mbetet në nivel të lartë”, ka deklaruar De Rossi për Il Messaggero duke shtuar se nuk beson që klubi do ta shesë edhe Radja Nainggolanin. /Telegrafi/