Daniele De Rossi beson se mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini mund të jetë trashëgimtari i tij te Italia dhe “një shtyllë” për ekipin kombëtar.
Gagliardini ka shpërthyer me aftësitë e tij këtë sezon, me një fillim shpërthyes të sezonit në Atalanta duke u ndjekur nga ftesa e Italisë dhe një kalim për një shifër të madhe të parave në Inter.
Kjo ka bërë që mesfushori i Romës, De Rossi, të vërej cilësitë e tij dhe e ka veçuar djaloshin e ri italian si një pasardhës i tij i mundshëm në kombëtaren italiane.
“Nëse unë mendoj për lojtarët në krahasim me mua në vitet e ardhshme, është Gagliardini, që unë besoj se është i destinuar të bëhet një shtyllë e këtij ekipi kombëtar”, ka thënë mesfushori i Romës në një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore të së martës që Italia e luan kundër Holandës.
“Shpresoj se unë nuk do t’i sjell ters atij, por e pashë për herë të parë në Atalanta-Napoli, kur unë nuk isha duke luajtur dhe vëra re se ai është i ndryshëm me të tjerët dhe një djalë i madh”, transmeton Telegrafi.
“Unë shpresoj se tani ai mund të ndërtoj vendin e tij [në ekipin kombëtar]”.
“Ai duket me të vërtetë i fortë”, përfundoi mesfushori italian.
Ndryshe, fjalë të mëdha për mesfushorin e ri italian, Gagliardinit, ka folur edhe legjenda e Italisë, Andrea Pirlo. /Telegrafi/
/Telegrafi/