Site icon Telegrafi

De Ligt zbulon se si u bind nga Sarri që t’i bashkohej Juventusit, derisa e quan Serie A-në një ligë të ngadaltë

Matthijs de Ligt shpjegon se ai kryesisht iu bashkua Juventusit për të punuar me Maurizio Sarrin, i cili ‘qëndroi vetëm një vit’ dhe nuk mendonte se ishte i përshtatshëm për ritmin në Serie A.

Produkti i akademisë së Ajaxit kishte disa opsione kur lëvizte në vitin 2019 dhe zgjodhi Bianconerët në një marrëveshje me vlerë 85.5 milionë euro.

Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Gigi Buffon ishin të gjithë të pranishëm në atë kohë dhe ai ishte vetëm një adoleshent.

Lexo po ashtu Nunez, Raphinha, Sterling: Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë për çdo pozicion deri më tani në këtë afat kalimtar

“Kur shkon në një ekip me këto legjenda, bëhet e vështirë për një djalë të ri si unë të të tregoj veten. Mësova shumë nga këta djem dhe u përpoqa çdo ditë të merrja sa më shumë nga këta lojtarë në mënyrë që të bëhesha një lojtar më i mirë”, deklaroi De Ligt për ESPN.

Kishte edhe probleme taktike, pasi reprezentuesi holandez siguron se është më i mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes qendrore, por u shty në të majtë nga lëndimi i Chiellinit.

“Është një stil krejtësisht i ndryshëm mbrojtjeje. Në Ajax ju bëni presion shumë lart, rrezikoni, në Juventus ka të bëjë më shumë me atë që është pas jush.

“Në Itali ritmi i ligës është gjithashtu pak më i ngadaltë. Ata fituan katër Kupa Botërore me këtë stil loje, kështu që e kuptoj plotësisht se ata mendojnë se kjo është mënyra e duhur për ta bërë këtë”.

“Unë erdha në Juventus me idenë për të luajtur më shumë futboll sulmues, sepse Sarri ishte trajner dhe ai kishte një emër vërtet të mirë në botën e futbollit, luajti futboll të mrekullueshëm me Napolin dhe Chelsean. Prisja më shumë nga stili i Ajaxit atje, por fatkeqësisht pas një viti ai u shkarkua menjëherë”, shtoi më tej mbrojtësi që iu bashkua Bayern Munichut në këtë verë.

Pavarësisht se fitoi Scudetton në një sezon të tij, Sarri u shkarkua për t’i lënë vendin Andrea Pirlo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version