Matthijs de Ligt ka shkruar histori, pasi u bë lojtari i parë i huaj që shënoi gol për Juventusin në Derby della Mole.
Holandezi u bë lojtari i parë i në historinë 122-vjeçare të Zonjës së Vjetër që shënoi golin e parë për klubin kundër rivalëve të qytetit Torinos.
De Ligt, që u transferua në këtë verë për 75 milionë euro nga Ajaxi, shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 70-të, pas asistimit që pranoi nga Gonzalo Higuain.
Goli për holandezin është mjaftë i rëndësishëm, pasi ende nuk është adaptuar në lojën e skuadrës italiane.
Për më shumë, De Ligt ka tri ndeshje që po i shkakton probleme kampionit të Serie A-së, pasi që në tria rastet ka prekur topin me dorë.
Të njëjtën gjë e bëri edhe mbrëmë, por që me rregullat e reja, nuk u akordua penallti dhe Juventusi fitoi 1-0 ndaj Torinos. /Telegrafi/