Matthijs de Ligt ka këmbëngulur se ai e dinte menjëherë se nuk ishte penallti prekja e tij me dorë në fitoren e Juventusit kundër Torinos.
Ish-mbrojtësi i Ajaxit ishte vendimtar në Derby della Mole, duke shënuar një gol të bukur në fitoren 1-0.
Pas ndeshjes, De Ligt ka thënë se është i lumtur me golin dhe fitoren, ndërsa ka folur edhe për episodin e prekjes së topit me dorë në zonë.
“Jam vërtet i lumtur, natyrisht. Ishte një lojë vërtet e rëndësishme, pasi Inter fitoi gjithashtu. Ne fituam 1-0 dhe goli im ishte vërtet i veçantë”, ka thënë fillimisht De Ligt për DAZN.
“Ishte vetëm në këmbë si tani dhe topi më goditi. E dija menjëherë se nuk ishte penallti, sepse rregullat janë nëse krahët janë poshtë, nuk është penallti”.
“Natyrisht, kur të vini në një klub të ri, gjithmonë do të jetë e vështirë. Po shkon mirë, djemtë më bënë të ndjehem i mirëpritur dhe mendoj se jam duke u përmirësuar çdo ndeshje”.
“Shpresoj që kam treguar sonte atë që mund t’i sjell skuadrës. Shokët e mi të skuadrës janë vërtet të mirë, Higuain më dha një asistim të mahnitshëm dhe jam me të vërtetë i lumtur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
#Deligt in the remake of #Calciopoli https://t.co/TjBhbHWJF7
— Antonio (@agabriele) November 2, 2019