Telegrafi

De Ligt: Jam i trishtuar me largimin nga Ajaxi, por isha i dashuruar me artin e mbrojtjes italiane

Matthijs de Ligt ka thënë se është trishtuar që u largua nga Ajax, por duhej të bashkohej me Juventusin, pasi është në dashuri me artin italian të mbrojtjes.

De Ligt më në fund përfundoi transferimin e tij prej 85.5 milionë euro në Juventus nga Ajaxi, dhe mbrojtësi shpjegoi se pse ai zgjodhi Bianconerët Barcelonës, ​​Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedit.

“Kam luajtur për 10 vjet në sektorin e të rinjve dhe tre në ekipin e parë, por për fat të keq unë duhet të bëj një hap përpara tani”, ka thënë fillimisht 19-vjeçari për Ajax TV.

Lexo po ashtu Zyrtare: De Ligt lojtar i ri i Juventusit, italianët zbulojnë shifrën e transferimit

“Kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga arti italian i mbrojtjes. Shumë nga lojtarët që unë shikoj janë italianë: Maldini, Baresi, Nesta, Cannavaro, Scirea…”.

“U dashurova me faktin se si klubet italiane mbrohen”.

“Për mua, është trishtim të largohem nga Ajax. Kam përjetuar disa momente të mrekullueshme dhe shumë të shëmtuara”.

Lexo po ashtu Shtatë arsye pse Barcelona nuk ka nënshkruar me De Ligt: Nga pagat e tij, te Raiola, dëshira dhe dobësitë që i ka holandezi

“Ishte sikur të ishim në një ‘rollercoaster’, por gjithmonë ka një kohë në jetën tonë kur duhet të shkojmë në mënyra të ndara”.

“Do të më mungojnë të gjithë, por askush nuk e di se çfarë mban të ardhmen”, përfundoi De Ligt. /Telegrafi/