Kombëtarja e Holandës e ka nisur mbarë aventurën në Kampionatin Evropian.
‘Tulipanët’ kanë mposhtur në një ndeshje spektakolare Ukrainën me rezultat të ngushtë 3-2.
Por në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2020, për Holandën mungoi mbrojtësi Matthijs de Ligt.
21-vjeçari ka vuajtur nga një lëndim, por që e ka lënë pas tani.
Ai ka gëzuar trajnerin De Boer pasi sot është rikthyer në stërvitje.
Kësisoj mbrojtësi i talentuar do të jetë në dispozicion të Holandës për ndeshjen ndaj Austrisë të enjten mbrëma. /Telegrafi/