Blerja më e madhe e Juventusit në këtë afat kalimtar është padyshim Matthias de Ligt.
Holandezi ka zbritur në Torino në ora 22:30 me një aeroplan privat të martën në mbrëmje.
Aty është pritur nga zyrtarët e Juventusit, nga ku do të vazhdojë në hotelin e klubit, ku pastaj nesër do t’i kryejë testet mjekësore.
ECCOLO! 😃 pic.twitter.com/Gznvp9WhQ3
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2019
De Ligt është blerë nga italianët për 75 milionë euro prej Ajaxit. Ai u shpreh i lumtur që erdhi te Juve duke i përshëndetur tifozët.
Un messaggio da Matthijs… ♥️👍 pic.twitter.com/eac7198jQ8
— JuventusFC (@juventusfc) July 16, 2019
Juventusi e ka fituar garë me klube si Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/