Telegrafi

De Laurentiis: Roma dhe Liverpooli kanë pronarë të njëjtë, nuk duhet të lejohen të luajnë në LK

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka hedhur disa hipoteza rreth klubit italian, Roma dhe atij anglez, Liverpool, duke kërkuar tua ndalojnë lojën në Ligën e kampionëve.

De Laurentiis ende mban inat me rivalët italian të Romës, pas dështimit të tij për të transferuar portierin Alisson Becker.

Megjithatë, ky dështim erdhi sipas tij, pasi Roma dhe Liverpooli kanë pronarë të njëjtë.

Përveç kësaj, presidenti i klubit napolitan ka kërkuar që klubit italian dhe atij anglez t’i ndalohet të luajë në Ligën e Kampionëve.

Mos-transferimi i portierit Alisson si duket ka zemëruar De Laurentiisin (Getty Images)

“Gjithmonë dyshoj se pronari i vërtetë i Liverpoolit është i njëjtë me atë të Romës, një zog më tha disa vite më parë”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Nëse ata kanë pronësi të përbashkët, ata nuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Presidenti i Napolit, De Laurentiis: Agjenti na ofroi Ronaldon, por e refuzuam

“Unë kam ofruar 60 milionë euro për Alisson, por pastaj kuptova se do të shkonte në Reds”, përfundoi presidenti i Napolit.

Ndryshe, De Laurentiis njihet për deklaratat e tij pompoze të cilat krijojnë bujë në media. /Telegrafi/