Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis konfirmon se “ka ofruar 60 milionë euro” për Mauro Icardin dhe se sulmuesi i Interit “do të shënonte 40 gola nën urdhrat e Maurizio Sarrit”.
Ka pasur raportime për një propozim të tillë pas transferimit prej 90 milionë eurove të Gonzalo Higuainit te Juventusi në verën e vitit 2016.
Tani De Laurentiis i ka thënë Rai Sport pikërisht atë që ndodhi në atë takim me gruan e Icardit dhe përfaqësuesin e Wanda Naras.
“U takova me gruan e lojtarit një të pasdite në zyrën e tyre, ajo ishte shumë e bukur. Kam ofruar 55-60 milionë euro. Ne gjithashtu negociuam për një kontratë të mundshme”.
“Icardi është një sulmues i klasit botëror dhe do të shënonte 40 gola nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Ai mund të bëhet si Ronaldo”, tha presidenti i napolitanëve.
Se a do të bënte De Laurentiis këtë ofertë sërish për Icardin, i pari i Napolit tha se kurrë nuk i dihet.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, tha shkurt De Laurentis, i cili po mundohet të sjell argjentinasin pas prishjes së raporteve me disa lojtarë të Interit. /Telegrafi/