Serie A mund të humb shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të mirë në Itali.
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka konfirmuar se klubi ka hedhur poshtë ofertën për Kalidou Koulibalyt.
Besohet se është një ofertë e Manchester Unitedit, të cilët dëshirojnë të angazhojnë një mbrojtës të madh gjatë afatit kalimtar të dimrit, por është vështirë të besohet se do të ketë sukses.
Presidenti napolitan ka pohuar se kanë refuzuar ofertën e 105 milionë eurove, por duke mos specifikuar se për cilin ekip.
“Ne jemi në gjendje të zhvillojmë lojtarë të rinj në klubin tonë dhe t’i mbajmë ata për afat të gjatë. Kur na ofrojnë 105 milionë euro, kjo është diçka që askush nuk ka ofruar më parë për lojtarët e mbrojtjes dhe është një shenjë e sigurt se është super lojtar “, tha De Laurentis për Corriefre del Mechjoordno.
Këtë sezon senegalezi ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat për Napolin dhe ka shënuar dy gola.
Ndryshe, ai arriti në San Paolo nga Genoa në fillim të korrikut të vitit 2014 për vetëm tetë milionë euro. /Telegrafi/