Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se Juventusi nuk do ta blejë Gonzalo Higuainin.
Binaconerët janë lidhur shumë me një transferim të Higuainit, me vet drejtorin Paritici që tha se klubi ka interesim për lojtarin, shkruan Telegrafi.
U spekulua se Juventusi mund ta aktivizojë klauzolën e lojtarit prej 94 milionë eurosh, por De Laurentiis thotë se këtë nuk do ta bëjë “klubi me klas” siç është Juventusi.
“Kurrë nuk ka pasur kontakt me Juventusin për këtë punë”.
“Biaonconerët kurrë nuk kanë synuar aktivizimin e kësaj klauzole, as që më kanë pyetur për këtë. Ekziston një kontratë, injoranca në botën e futbollit është shumë e madhe sot”.
“Kush do që e dëshiron atë duhet që ta paguajë klauzolën. Juventusi kurrë nuk ka shfaqur interesim për ta bërë këtë. Ata janë klub me klas dhe ata kurrë nuk do të bënin këtë, ose përkundrazi do të bëheshin klub prej të cilit duhet pasur kujdes”, potencoi De Laurentiis. /Telegrafi/