Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka paraqitur problemet me Maurizio Sarri pas lëvizjes së hidhur të trajnerit në Chelsea.
De Laurentiis pranon se kishte probleme të mëdha me italianin në muajt e fundit të tyre.
“Unë e kam lejuar Sarrin të shkoj në Chelsea, pas nënshkrimit të një marrëveshje me shkrim me të: nuk do ta kërkon asnjë lojtar tanin, në përjashtim të Jorginhos”.
“Problemet e mia me Sarrin? Nëse keni lojtarë me një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurove dhe nëse nuk luani, ju e dëmtoni veten me ekipin”.
“E pyeta atë se çfarë donte të bënte këtë vit deri në ndeshjen e fundit, por ai nuk u përgjigj. Vura re një vrazhdësi të caktuar në atë heshtje, por nuk u fyen”.
Por vetëm sezonin e kaluar De Laurentiis e përshkroi trajnerin e tij si një gjeni gjersa tash mbetet të shihet se çfarë do të bëjë në Angli.
“Gjatë gjashtë viteve të fundit ai është pjekur më shumë se në 30-të vitet e mëparshme”, tha italiani. /Telegrafi/