Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente ka zgjedhur dy futbollistë të kombëtares La Roja për të fituar Topin e Artë 2024.
Spanja është gati për një finale të madhe ndaj Anglisë në Euro 2024, ku mbrëmja e së dielës është ‘akti i fundit’.
Megjithatë, në një konferencë për shtyp, përveç ndeshjes finale, trajneri De La Fuente u pyet edhe për tema tjera.
Njëra nga to është edhe Topi i Artë, ku pyetja e gazetarit ishte se kujt do t’ia jepte çmimin më të madh individual.
De La Fuente zgjodhi me mjeshtëri dy futbollistë të kombëtares spanjolle,të cilët patën suksese edhe me ekipet e tyre respektive në sezonin e fundit.
“Si Rodri ashtu edhe Carvajal kanë fituar gjithçka prej disa vitesh. Ata mund të jenë dy nga kandidatët dhe, për më tepër, me merita më se të merituara”, deklaroi de La Fuente.
Përveç këtyre dy futbollistëve, në listën e favoritëve për të fituar Topin e Artë janë edhe Jude Bellingha, Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. /Telegrafi/