Barcelona dhe Real Madridi kanë ndarë pikët në ndeshjet më të rëndësishme të La Ligas.
‘El Clasico’ i zhvilluar në Camp Nou përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Mesfushori holandez Frenkie De Jong për herë të parë ka luajtur në El Clasico dhe ka mbetur i zhgënjyer me lojën e mbrëmshme.
“Ndeshja ishte pak zhgënjyese. Ambienti dhe gjithçka tjetër ishte fantastike, por sinqerisht prisnim të luanim më mirë”.
“Nëse je Barcelona dhe luan në shtëpi, duhet të fitosh. Problemi kryesor, mendoj se ishte lidhja e reparteve”, deklaroi De Jong.
Përkundër barazimit pa gola ndaj Reali, Barcelona vazhdon të kryesoj në La Liga me 36 pikë, sa ka edhe Real Madridi, por falë golaverazhit më të mirë katalunasit qëndrojnë në krye. /Telegrafi/