Telegrafi

De Jong zbulon një detaj interesant për të ardhmen e Messit: Ai ende është në grupin e WhatsApp ku janë të gjithë lojtarët

Ndërsa babai i Lionel Messit po udhëton për në Barcelonë që të negociojë largimin e yllit djalit të tij, mesfushori Frenkie De Jong ka folur për të ardhmen e argjentinasi duke zbuluar një detaj mjaft interesat.

Mesfushori është bashkuar me Holandën për dy ndeshjet ndaj Polonisë dhe Italisë në Ligën e Kombeve.

Sipas rrëfimit të tij në Fox Sport, ai është i kënaqur me emërimin e Ronald Koeman te Barcelona.

Barcelona. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

De Jong u ndal edhe te e ardhmja e Lionel Messit, duke zbuluar se argjentinasi nuk është larguar nga grupi i WhatsApp ku janë edhe lojtarët e tjerë të skuadrës.

“Shpresoj që Messi të jetë ende në Barcelonë, por është diçka që nuk varet nga unë”.

Frenkie de Jong (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images)

“Leo është akoma në grupin e WhatsApp, por unë nuk jam ai që duhet të flas për të. Jam i sigurt që ka shumë njerëz rreth tij që e bëjnë këtë çdo ditë”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/