Ndërsa babai i Lionel Messit po udhëton për në Barcelonë që të negociojë largimin e yllit djalit të tij, mesfushori Frenkie De Jong ka folur për të ardhmen e argjentinasi duke zbuluar një detaj mjaft interesat.
Mesfushori është bashkuar me Holandën për dy ndeshjet ndaj Polonisë dhe Italisë në Ligën e Kombeve.
Sipas rrëfimit të tij në Fox Sport, ai është i kënaqur me emërimin e Ronald Koeman te Barcelona.
De Jong u ndal edhe te e ardhmja e Lionel Messit, duke zbuluar se argjentinasi nuk është larguar nga grupi i WhatsApp ku janë edhe lojtarët e tjerë të skuadrës.
“Shpresoj që Messi të jetë ende në Barcelonë, por është diçka që nuk varet nga unë”.
“Leo është akoma në grupin e WhatsApp, por unë nuk jam ai që duhet të flas për të. Jam i sigurt që ka shumë njerëz rreth tij që e bëjnë këtë çdo ditë”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/