Telegrafi

De Jong tregohet profesionist: Nëse do të takohemi me Barçën në finale, do ta mposhti si Real Madridin

Frenkie De Jong është njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë.

Ylli holandez nga stinori i ardhshëm do ta vesh fanellën e gjigantit katalunas Barcelonës.

De Jong ka qenë ndër më meritorët për eliminimin e Real Madridit dhe Juventusit nga Liga e Kampionëve, ndërsa skuadra e tij do të luaj në gjysmëfinale me Tottenham.

Por reprezentuesi holandez nuk e ka problem nëse në finale të mundshme do të përballet me skuadrën e tij të re Barcelonën.

Frenkie de Jong në një duel me Karim Benzeman. (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Derisa të jem një futbollist i Ajaxit dua që vetëm kjo skuadër të fitojë”, tha De Jong për ‘Four Four Two’.

21-vjeçari u tregua një profesionist i vërtetë pasi tha se nuk do të shqetësohej nëse do të përballej me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Nuk do ta kisha asnjë shqetësim apo emocion për ta mundur Barcelonën në finale. Do t’i mposhtja edhe ata si Real Madridin dhe Juventusin”, u shpreh De Jong.

Mesfushori qendror tregon se vite më parë kishte udhëtuar drejt Barcelonës për ta parë nga afër skuadrën e tij të zemrës.

Frenkie de Jong dhe Cristiano Ronaldo. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Vite më parë si fëmijë shkova dhe shikova Barcelonën në një ndeshje miqësore. Ishte fantastike për mua pasi e pash nga afër një lojtar si Ronaldinho”, tha De Jong.

Ajax në gjysmëfinale përballet me Tottenham Hotspur, ndërsa në anën tjetër skuadra e ardhshme e De Jong, Barcelona do të përballet me Liverpoolin. /Telegrafi/