Mesfushori holandez, Frenkie De Jong është lojtari më i kërkuar në Evropë.
Paraqitjet fantastike me Ajaxin si dhe Kombëtaren e Holandës, kanë bërë që ekipet e mëdha të hedhin sytë tek ai.
Por duket se në avantazh për transferimin e tij është gjiganti anglez, Manchester City.
Pep Guardiola ka kërkuar nga klubi me çdo kusht transferimin e holandezit qysh në afatin kalimtar të janarit.
The Sun shkruan se drejtuesit e Cityt janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirën trajnerin dhe tanimë kanë nisur kontaktet me Ajaxin dhe menaxherin e lojtarit.
Kampionët në fuqi të Anglisë, janë gati të shpenzojnë 80 milionë euro për transferimin e holandezit.
Në rast se Ajax e pranon këtë ofertë, atëherë De Jong do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Cityt.
Por City nuk do ta ketë fare lehtë për transferimin e De Jongut.
Shumën e 80 milionë eurove për të është gati ta shpenzojë edhe kampioni francez Paris Saint Germain.
Gjithsesi gara për të është e madhe pasi janë edhe Barcelona, Bayern Munich e Real Madrid që e duan.
Në fund mbetet në dorë të lojtarit se cilën skuadër do ta zgjedh për ta vazhduar karrierën. /Telegrafi/