Site icon Telegrafi

De Jong prezantohet para tifozëve në Camp Nou dhe zgjedh numrin që do ta bartë te Barcelona

Frenkie de Jong është futbollist i ri i Barcelonës, pasi katalunasit muaj më parë kishin arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e tij.

Mesfushori holandez i ka kushtuar Barcelonës 75 milionë euro duke u bërë ndër blerjet më të shtrenjta në histori të klubit.

De Jong është prezantuar para tifozëve në Camp Nou ku dukej shumë i lumtur me fanellën e Barcelonës.

22-vjeçari ka zgjedhur ta mbajë fanellën me numër 21 edhe te Barcelona njësoj si te Ajaxi.

Mesfushori qendror nuk do ta bartë në fanellë emrin Frenkie siç kishte kërkuar kompania Nike, por vetëm F. De Jong.

Reprezentuesi holandez është pritur në Camp Nou nga mijëra tifozë të Barcelonës që ishin të entuziazmuar me transferimin e tij në Kataluni. /Telegrafi/

Exit mobile version