Frenkie de Jongut i është kthyer buzëqeshja pas një starti jo të mirë te Barcelona.
Mesfushori holandez ka pasur një formë të luhatshme këtë edicion, por në ndeshjet e fundit ka fituar besimin e trajnerit Xavi Hernandez dhe po luan nga minuta e parë.
De Jong pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha, ku Chelsea, Bayern Munich, Manchester United, Manchester City e Liverpool kanë shprehur interesim.
Edhe pse pritej largimi i tij në verë nga Barcelona, një gjë e tillë nuk do të ndodhë së paku këtë vit.
Ka qenë gazeta katalunase Sport që ka njoftuar se dëshira e holandezit është të qëndroj në Camp Nou dhe nuk bëhet fjalë për largimin e tij.
24-vjeçari ka vendosur për të qëndruar te Barcelona duke marrë parasysh se ka rikthyer formën më të mirë dhe se ndihet mirë së bashku me familjen e tij në Kataluni. /Telegrafi/