Telegrafi

De Jong: Nëse Messi të jep një këshillë, ti e dëgjon

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, e ka nisur mirë karrierën në Camp Nou, ndërsa një prej gjërave nga të cilat ka përfituar në zhvillimin e tij ka qenë duke i dëgjuar fjalët e Lionel Messit.

23-vjeçari ka arritur të përshtatet mirë te Blaugranët, ku u transferua pas paraqitjeve mbresëlënëse te Ajaxi.

“Më duhet të përshtatem dhe do të jetë në rregull, por mund të përmirësohem. Luaj më mirë kur nuk jam mesfushori i fundit defensiv e as mesfushori më i avancuar”.

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Nëse Lionel Messi flet dhe të jep një këshillë, ti duhet ta zbatosh, sepse deri më tani ai është lojtari më i mirë në botë. Nëse ta jep një këshillë, ti e dëgjon”.

“Nganjëherë, ai të thotë se duhet të shkosh më përpara ose më anash, gjëra të vogla, por që e bëjnë dallimin”, ka deklaruar De Jong për BBC Radio 5 Live. /Telegrafi/