Ylli i Barcelonës dhe Holandës, Frenkie de Jong ka thënë se është i kënaqur nga interesimi i klubit anglez, Manchester United.
Mesfushori holandez është shfaqur si një objektiv kryesor për trajnerin e ri të Unitedit, Erik ten Hag.
Të dy punuan së bashku te Ajaxi, përpara se de Jong të largohej për t’u bashkuar me Barçën para disa vitesh.
Gjigantët katalunas kanë probleme financiare dhe duan të mbledhin rreth 70 milionë funte duke shitur de Jong.
Megjithatë, holandezi nuk ndihet i interesuar të largohet nga Camp Nou, edhe pse i pëlqen interesimi nga Unitedi.
“Ju gjithmonë kënaqeni kur ekipet tregojnë interes për ju si lojtar”, ka thënë De Jong të martën mbrëma.
“Por, siç thoni ju, unë jam në klubin më të madh në botë për momentin dhe ndihem mirë atje, kështu që nuk ka asnjë lajm”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/