Telegrafi

De Jong: Kam folur me Guardiolan dhe Maxwellin

Mesfushori Frenkie De Jong ka pranuar se ai ka mbajtur bisedime me Manchester Cityn para kalimit te Barcelona.

Mesfushori i ri holandez i është bashkuar gjigantëve katalanas në një marrëveshje që kushton minimalisht 65 milionë funte. Ai shkon te Barcelona gjatë verës.

Dhe, Frenkie De Jong ka pranuar se ai ka pasur zgjedhje nga shumë klube, përfshirë PSG-në dhe Manchester Cityn.

“Unë kam folur me PSG-në, është e vërtetë”.

“Kam folur me Maxwellin që t’i tregoj se nuk po i bashkohem atij ekipi dhe agjenti im informoi PSG-në”.

“Po ashtu kam folur me Gaurdiolan për një kalim te City. Klubet tentojnë që të bindin kur të dëshirojnë”.

“Jam i lumtur dhe krenar që ata bënë kaq shumë që të më marrin. Unë jam i lumtur, jam krenar dhe komod që tashmë kemi lënë gjithë këtë prapa”, us hpreh De Jong.

De Jong ndryshe konsiderohet edhe si pasardhës i Sergio Busquets. /Telegrafi/