Lionel Messi i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen duke vendosur të qëndrojë te Barcelona.
E vendimin e tij e ka mirëpritur edhe talenti holandez Frenkie De Jong.
Pas fitores së Holandës ndaj Polonisë 1-0, De Jong është pyetur për vendimin e Messit.
Tulipani është shprehur i lumtur me vendimin e argjentinasit për të qëndruar në klub.
“Jam shumë i lumtur me vendimit e Messit pëe të qëndruar. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe me të edhe Barcelona është më e mirë”, ka deklaruar De Jong.
Megjithatë numri 21 i katalunasve thotë se nuk ka ditur asgjë rreth çështjes Messi.
“Nuk kam ditur asgjë vërtetë. Nuk kam raporte aq të afërta me të sa ti shkruaj dhe ta pyes. Thjesht jam i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit”, ka deklaruar De Jong.
23-vjeçari është lojtari kryesor i katalunasve në repartin e mesfushës, derisa ai llogaritet si i paprekshëm. /Telegrafi/