Telegrafi

De Jong e injoron Manchester Unitedin – i pëlqen transferimi te Bayerni

Frenkie de Jong thuhet se do të largohej nga Barcelona vetëm për Bayern Munich. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta sportive spanjolle Sport.

Në javët e fundit, holandezi është lidhur me një kalim në Ligën Premier e fortë financiarisht, veçanërisht Manchester United dhe Chelsea, por sipas raportimit, mesfushori nuk dëshiron të shkojë në Angli, por te kampion rekord i Gjermanisë.

Barça do të dëshironte të kursente pagën e lartë të De Jong dhe do të dëshironte ta shesë atë menjëherë. Por, edhe kur holandezi u largua nga Ajax në vitin 2019, vetëm Barcelona dhe PSG u vunë në pikëpyetje për të – dhe asnjë klub nga Liga Premier.

Sipas raportimit, i preferuari i De Jong aktualisht është Bayern Munich. Stili i lojës, vendndodhja më afër me Holandën, shanset për titull dhe gjithashtu ambiciet në Ligën e Kampionëve flasin për kampionët rekord.

Përveç kësaj, me Matthijs de Ligt nga Juventusi, një mik i de Jong së shpejti mund të kalojë në Bayern.

Duke qenë se Bayerni vështirë se mund ose dëshiron të përballojë dy transferime të mëdha të de Ligt dhe de Jong në një verë, preferenca e lojtarit të Barçës për Bayernin është thjesht teorike. /Telegrafi/