Tifozët e Barcelonës ishin të entuziazmuar në mënyrë të kuptueshme kur panë Frenkie de Jong me fanellën e tyre të famshme kuq e blu këtë sezon.
Blaugranët mbyllën transferimin e holandezit nga Ajaxi në fillim të vitit pas shfaqjeve të tij mahnitëse për ekipin nga Eredivisie.
Deri më tani, De Jong ka treguar disa nga cilësitë e tij, veçanërisht kur ka luajtur në krah me brazilianin Arthur Melo, po aq të talentuar.
Dyshja filluan edhe një herë së bashku si titullar kundër Interit dhe paraqitjet e tyre ishin mjaft të mira.
Kontrolli i lojës nga thellësia duket se i përshtatet De Jongut, por ai tregoi kundër skuadrës së Antonio Contes se ai di edhe të dribloj dhe të dal përpara në sulm.
Holandezi depërtoi në pjesën e dytë kur rezultati ishte i barabartë 1-1 dhe tregoi edhe një herë aftësinë e tij të jashtëzakonshme në ruajtjen e posedimit të topit edhe në fusha të ngushta.
De Jong arriti të ekzekutojë një ruletë perfekte prej 360 shkallë në mes të tre lojtarëve të Interit që i kishte në afërsi.
Sigurisht që lëvizja e tij magjike nuk mbeti pa u duartrokitur nga tifozët që kishin mbushur stadiumin Camp Nou. /Telegrafi/
https://twitter.com/3xSZN_/status/1179503334807371776
Frenkie de Jong is one of the best footballers on the planet today at retaining possession in tight spaces. His ball ability & understanding of using the body to protect it is World Class. Surrounded by 3 Inter Milan players tonight he finds a solution!https://t.co/IICgOEEs4D
— Football Analysis (@obsessfooty) October 3, 2019