Portieri i Manchester United, David de Gea, ia ka dhënë një shuplakë Real Madridit.
De Gea i cili po lidhet me kalim te Real Madridi, por me klubin mbretëror që më nuk po e kërkon lojtarin me kërkesë të Zidanes, ka shfrytëzuar rastin që të thumbojë merengezët.
“Mendoj se Atletico eliminoi kundërshtarë të vështirë dhe ata merituan të fitojnë finalen më shumë se Reali. Unë nuk kam qarë për ata, por kam vuajtur shumë për ta”.
“Atletico ka vuajtur shumë në vitet e fundit, ata nuk kanë pasur fatin që merituan, por ata duhet të besojnë në vete. Unë kam kaluar shumë vite atje”.
“Ata janë klub me plot luftëtarë. Atletico më dha gjithçka dhe më mundësoi të luaj në nivelin më të lartë evropian, kështu që gjithmonë do ta kem në zemër”, deklaroi De Gea. /Telegrafi/