Prania e Zlatan Ibrahimovic në skuadrën e Manchester Unitedit po ka një ndikim pozitiv.
Suedezi ka kthyer atmosferën në ekip, duke shtuar kështu edhe motivin për suksese.
“Ndonjëherë edhe ‘zoti’ flet me njerëzit”, ka shkruar De Gea në Twitter, duke përshkruar një fotografi me Ibran duke folur.
Zlatan u rikthye Untiedit në minutën e 77-të në fitoren 4-1 ndaj Newcastle në Ligën Premier.
Ibrahimovic ka shënuar 28 gola në 46 paraqitje për Djajtë e Kuq në të gjitha paraqitjet.
Sulmuesi i njohur evropian ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për faktin se ai e shikon vetën si luan, ndërsa të tjerët si njerëz të thjesht. /Telegrafi/