Telegrafi

De Gea ngrit në qiell Pogban

David De Gea ka fjalët më të mira për bashkëlojtari e tij, Paul Pogba.

Mesfushori francez është kritikuar shumë për shifrën e paguar për transferimin e tij, por kështu nuk mendon edhe portieri i Manchester Unitedi, De Gea.

“Ai është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht De Gea për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Pogba: Refuzova Realin dhe Barcelonën për Unitedin

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Është lojtar i mahnitshëm”, përfundoi portieri spanjoll.

Ndryshe, Pogba që nga transferimi i tij në verë te United ka arritur të gjashtë gola në këtë gjitha garat. /Telegrafi/