Telegrafi

De Gea në udhëkryq – në opsion edhe pensionin në moshën 32 vjeçare

David De Gea është në një udhëkryq sa i përket karrierës së tij, pasi do të mbush 33 vjet dhe ende është pa ekip.

Portieri madrilen, i cili u largua nga Manchester United më 30 qershor pasi nuk iu rinovua kontrata, po shqyrton edhe mundësinë e pensionimit , shkruan ‘The Guardian’.

Ish portieri i Atletico Madrid nuk ka marrë asnjë ofertë që ta bind atë të vazhdojë të luajë.

Reprezentuesi spanjoll ka pasur oferta edhe nga klubet e Arabisë Saudite, por nuk ka pranuar.

Ai konsideron se aspekti ekonomik nuk është gjëja kryesore për momentin në vlerësimin e tij kur zgjedh një klub të ri, por mediat angleze shkruajnë se ai do të tërhiqet nëse së shpejti nuk merr një ofertë nga një klub i rëndësishëm evropian për të qenë portier titullar.

De Gea nuk do të pres shumë, së paku deri në fund të këtij viti, ndërsa po stërvitet për të qenë në formë deri sa merr ofertën e duhur.

Lexo po ashtu Dy klube nga La Liga shfaqin interesim për shërbimet e De Geas

De Gea, i cili do të mbushë 33 vjeç në nëntor ka luajtur më shumë se 650 ndeshje si profesionist, shumica prej tyre për Manchester United, ku për shumë sezone ai ishte më i mirë në “Old Trafford”. /Telegrafi/