David De Gea mund të vazhdojë karrierën e tij në Arabi pasi Al-Ettifaq raportohet se janë duke përgatitur një ofertë për portierin spanjoll.
Skuadra e Steven Gerrard po kryesojnë garën për nënshkrimin me ish-yllin e Manchester Unitedit.
Mediumi anglez The Sun, ka raportuar se edhe klube tjera të Ligës Saudite janë të interesuara për shërbimet e tij dhe pritet të bëjnë një lëvizje pas hapjes së afatit kalimtar të janarit.
De Gea ka qenë një lojtar i lirë që prej largimit nga United gjatë verës pas 12 viteve në klub. Ai parapakisht ishte lidhur me një kalim në Arabinë Saudite, me Al-Nassr që është raportuar se i ka ofruar atij një kontratë.
Besohej se De Gea ka përfituar diku rreth 375 mijë euro në javë në “Old Trafford” dhe pritet të paguhet edhe më shumë nëse pranon kalimin në Lindjen e Mesme aty ku tashmë pjesë e saj janë shumë emra të njohur të futbollit.
33-vjeçari me gjasë do të ‘vërshohet’ nga ofertat pasi që tashmë dihet kualiteti i tij dhe mbetet të shihet se ku do të vendosë të vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës./Telegrafi/