Site icon Telegrafi

De Croo jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit belg pas dështimit në zgjedhje

Udhëheqësi belg Alexander De Croo tha se ai do të “dorëhiqej” si kryeministër pasi partia e tij e qendrës së djathtë pa një rënie të përqindjes së votave në zgjedhjet kombëtare të së dielës.

“Për ne ishte një mbrëmje veçanërisht e vështirë, ne humbëm”, u tha De Croo mbështetësve të tij në një tubim. “Nga nesër do të jem kryeministër në dorëheqje”.

De Croo do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm derisa të krijohet një qeveri e re, përcjell Telegrafi.

“Jam i bindur se na duhet një qeveri e re shpejt, me kompetenca të plota”, shtoi ai. “Sinjali i votuesve është i qartë”.

Partia e De Croo-s, ka fituar më pak se shtatë për qind të votave ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vlaams Belang, e cila kishte udhëhequr sondazhet në muajt e fundit, mori 21 për qind të votave të dielën – por nuk arriti të kapërcejë rivalët e saj konservatorë Aleanca e Re Flamane (N-VA), e cila u bë partia më e madhe e Belgjikës me rreth 25 për qind e votave flamande. /Telegrafi/

Exit mobile version