Site icon Telegrafi

De Bruyne do të humbasë ndeshjen e parë të Belgjikës në Euro 2020, ndeshjet tjera do t’i luajë me maskë në fytyrë

Trajneri Roberto Martinez ka thënë se Kevin De Bruyne nuk ka gjasa të paraqitet në ndeshjen e parë të Belgjikës në Euro 2020, ndërsa konfirmoi se mesfushori i Manchester Cityt do të duhet të mbajë një maskë kur të kthehet në aksion.

Mesfushor 29-vjeçar pësoi dëmtime në fytyrë kur u paraqit për klubin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj ndaj Chelseat.

Ai ka shmangur nevojën për operacion, pasi donte t’i ndikonte kombëtares së tij, por takimi me Rusinë më 12 qershor do të vijë shumë shpejt për lojtarin që po punon me të njëjtën kompani që prodhoi një maskë mbrojtëse për ish-yllin e Tottenhamit, Jan Vertonghen, në vitin 2019.

Trajneri i Belgjikës, Martinez u ka thënë gazetarëve më të rejat në lidhje me planet e rikthimit të yllit të ekipit.

Lexo po ashtu De Bruyne detyrohet të largohet pas një lëndimi të tmerrshëm në duel me Rudigerin

“De Bruyne nuk ka gjasa të jetë i aftë për ndeshjen e parë kështu që kushdo që e zëvendëson atë do të duhet të tregojë se është gati”, ka thënë fillimisht Martinez.

“Ne morëm një vendim në lidhje me maskën e tij. Do të jetë një nga prodhuesit që bëri maskën e Jan Vertonghen. Ne ishim shumë të kënaqur me këtë”.

“Unë do të thosha që deri në javën e ardhshme nuk do ta dimë saktësisht se ku jemi me Kevinin. Tani, lejohet që ai të relaksohet”.

“Ai mund të jetë në dispozicion për Euro 2020, por nuk e dimë kur për momentin. Është shumë herët për t’ju dhënë një përgjigje tani, ne së pari duhet të marrim dritën jeshile nga ana mjekësore”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Lexo po ashtu De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger - belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej

Kishte frikë fillestare se De Bruyne do të detyrohej të rrinte jashtë në të gjithë Kampionatin Evropian të kësaj vere pasi mori një dëmtim të frikshëm. Ai ka pësuar fraktura në hundë dhe afër syrit pasi u përplas me Antonio Rudiger.

Ndërsa ai nuk ka gjasa të figurojë kundër Rusisë kur Belgjika të luajë ndeshjen e parë, ai ende mund të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur për belgët.

Ekipi i Martinezit do të përballen me Danimarkën më 17 qershor dhe Finlandën në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin B më 21 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version