Telegrafi

De Bruyne me super gol zhbllokon derbin

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit me rezultat 1-0 në derbin që mund të vendos titullin në Ligën Premier.

Një nisje e ndeshjes në sulm nga qytetarët që kërkuan penallti që në start, por që gjyqtari heshti.

Në minutën e 7-të, Kevin de Bruyne mori një top gati nga mesi i fushës, duke vrapuar drejt portës, për të shënuar me një goditje të saktë për 1-0.

Një rezultat që i shkon për shtati vendasve që janë pesë pikë prapa Arsenalit, por që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare në fund në garën për titull. /Telegrafi/