Manchester City e ka mposhtur 2-1 Real Madridin në Santiago Bernabeu në takimin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm për Los Blancos e shënoi Isco, derisa për Citizens shënuan Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne.
City ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.86, gjersa Real Madridi u vlerësua me 6.55.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte mesfushori belg me notën 8.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje ishte mbrojtësi i madrilenëve Sergio Ramos që u ndëshkua në fund të takimit me karton të kuq dhe mori vlerësimin 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/