Site icon Telegrafi

De Bruyne rezulton pozitiv me Covid-19, Man City e izolon për 10 ditë – Belgu mungon në tri ndeshje të rëndësishme

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas rikthimit të tij nga Kombëtarja e Belgjikës.

Pushimi ndërkombëtar i ka sjell vetëm gjera negative klubit anglez, Manchester City.

Kjo pasi, ylli i tyre kryesor, De Bruyne ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas rikthimit të tij prej ndeshjeve me Belgjikën.

Lajmi për infektimin e mesfushorit belg me coronavirus e ka konfirmuar edhe vet klubi anglez dhe trajneri i tyre Pep Guardiola.

De Bruyne tashmë do të mbetet në izolim për 10 ditë, ndërsa pritet t’i humb së paku tri ndeshje të Cityt.

Gjatë këtyre 10 ditëve, City do të luajë ndaj Evertonit, Paris Saint-Germain dhe West Hamit. /Telegrafi/

Exit mobile version