Telegrafi

De Bruyne: Refuzova Bayernin dhe PSG-në për Man Cityn

Kevin De Bruyne (Getty Images)

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, pranon se ai kishte oferta nga klubet më të mëdha të Evropës, gjatë kohës sa ishte te gjermanët e Wolfsburgut.

De Bruyne u largua nga Wolfsburg në vitin 2015 për City për një shifër të raportuar rreth 70 milionë euro.

Megjithatë, ylli belg ka mundur të transferohet edhe diku tjetër pasi ofertat në drejtim të tij ishin të mëdha.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich dhe ai francez, Paris Saint-Germain, ishin dy skuadrat më të interesuara për belgut.

de Bruyne po shkëlqen te Man City (Getty Images)

Por, de Bruyne ka treguar se ai refuzoi këto dy oferta dhe vendosi ta pranojë atë të Manchester Cityt.

“Kam pasur mundësinë të shkoj në Bayern Munich, PSG ose të qëndroj në Wolfsburg”, ka thënë fillimisht de Bruyne.

“Por, unë mendova se për mua, lloji i futbollit të luajtur nga Manchester City më përshtatet më mirë dhe zgjodha ata”, përfundoi belgu.

Ndryshe, De Bruyne është duke përjetuar një super sezon dhe pritet të jetë pikërisht ai lojtari i vitit në Ligën Premier. /Telegrafi/