Telegrafi

De Bruyne me paraqitje fantastike, City merr fitore të thellë te Wolverhampton Wanderers

Manchester City ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Wolverhampton Wanderers me rezultat të thellë 1-5.

Ka qenë një ndeshje ku më së shumti ka shkëlqyer ylli belg, Kevin de Bruyne që ka shënuar të katër gola për Citizens.

Vetëm pas shtatë minutave lojë De Bruyne hapi serinë e golave, kur realizoi pas asistimit nga Bernardo Silva për 0-1.

Ishte belgu i vendasve, Leonardo Dendoncker që barazoi shifrat në 1-1 katër minuta më vonë, para se De Bruyne të shënoj në minutën e 16-të për t’ia rikthyer Cityt epërsinë.

Mesfushori belg kompletoi het-trickun e tij në minutën e 26-të falë një goli spektakolar nga distanca për 1-3.

Me dy gola epërsi të mysafirëve u mbyllën edhe 45 minutat e para në këtë sfidë.

Kur kaluan një orë lojë, De Buryne u shfaq përsëri duke shënuar golin e katërt personal në këtë sfidë për ta ngritur edhe më shumë epërsinë e skuadrës mysafire.

E krejt në fund të takimit, ishte sulmuesi anglez Raheem Sterling që realizoi për rezultatin përfundimtar 1-5.

Me këtë fitore City vazhdon në pozitën e parë në tabelë me 89 pikë, tri më shumë se Liverpooli që ndodhet në pozitën e dytë, ndërsa Wolves mbeten në pozitën e tetë me 50 pikë.

Ndeshjen e ardhshme skuadrën e Pep Guardiolës e pret një ndeshje e vështirë pasi do të luajnë në udhëtim te West Ham United. /Telegrafi/