Kevin De Bruyne është votuar si lojtari më i mirë i Manchester Cityt për muajin shtator.
Mesfushori belg ka qenë në formë të shkëlqyer në muajin e kaluar duke marrë shumë lëvdata.
Për më shumë, ai i shënoi edhe dy gola të bukur kundër Shakhtar Donetskut dhe kundër Chelseat.
Në garën për lojtarin më të mirë në Etihad Stadium, De Bruyne mposhti konkurrencën e Sergio Agueros dhe Edersonit.
Çmimi i lojtarit më të mirë të muajit shtator do t’i jepet futbollistit gjatë kësaj jave.
26-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2015 dhe e ka siguruar vendin e tij në skuadrën e Pep Guardiolas.
Ai u transferua në Etihad nga Wolfsburgu, mirëpo në të kaluarën ën Ligën Premier ka luajtur edhe te Chelsea. /Telegrafi/
.@DeBruyneKev has been on 🔥 recently and he's your @EtihadAirways Player of the Month for September 👏👏👏 #ManCity pic.twitter.com/LNAEfCAFEz
— Manchester City (@ManCity) October 11, 2017