Telegrafi

De Bruyne më i miri: Arsenal 0-3 Manchester City, notat e lojtarëve

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka fituar 3-0 ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Kevin de Bruyne (2’/40’) dhe Raheem Sterling (15’).

Manchester City ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë derisa mori notën e përgjithshme 7.34, ndërsa Arsenali u vlerësua me 6.18.

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori belg shkaku i dy golave dhe asistimit të bërë, e që u notua me 9.6.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë mbrojtësi i The Gunners, Calum Chambers, që u vlerësua me 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester City (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/