Telegrafi

De Bruyne mbështet transferimin e Sanchezit

Kevin de Bruyne ka shprehur përkrahjen e tij për transferimin e Alexis Sanchezit.

Raportimet sugjerojnë se kiliani dëshiron të largohet nga Arsenali dhe burimet e Sky thonë se Arsenali tashmë ka refuzuar 50 milionë funte për të.

Kur u pyet nga Sky Sports se çka mendon për sulmuesin e Arsenalit, De Bruyne kishte vetëm fjalë të mira.

“Ai është lojtar shumë i mriz, natyrisht, por nuk nuk e di çka po ndodh me transferimet e tjera”.

“Mendoj se City po bën punë të mirë këtë verë dhe nëse ata e duan atë duhet ta transferojnë. Nëse ai vjen te ne është një transferim shumë i mirë”, u shpreh De Bruyne. /Telegrafi/