Telegrafi

De Bruyne: Man City e dëshiron titullin e Ligës Premier në ndeshje ndaj Unitedit

Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola (Foto: Getty Images/Guliver)

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dëshiron të fitojë titullin e Ligës Premier pikërisht në ndeshjen kundër rivalëve lokal të Manchester Unitedit.

Cityi momentalisht gjendet si lider në Ligën Premier me 16 pikë larg rivalëve të Unitedit, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në përfundimtar të kampionatit.

Me ndërprerjen ndërkombëtare që po afrohet, City kthehet në veprim në Everton më 31 mars, përpara se të mirëpriste Unitedin e Jose Mourinhos në stadiumin Etihad më 7 prill.

Lexo po ashtu Man City sigurt drejt titullit në Ligën Premier, fiton në udhëtim te Stoke City

Me dy fitore në këto ndeshje, City do të nënshkruante trofeun e tretë të Ligës Premier dhe të parin që nga viti 2014, kështu që ylli i skuadrës, de Bryne dëshiron që një gjë e tillë të ndodh pikërisht ndaj Unitedit.

Man City është bindshëm skuadra më e mirë këtë sezon në Ligën Premier (Getty Images)

“Unë mendoj se të gjithë në City do të dëshironin këtë – të përpiqeshin dhe të fitonin atë lojë për titullin”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

“Ndeshja në udhëtim te Evertoni është një lojë shumë e vështirë, ne e dimë këtë. Ata ndoshta janë tashmë të sigurt, kështu që do të shohim”.

Lexo po ashtu Guardiola: Liga Premier është turneu më i rëndësishëm i Cityt

“Por, duket se ka shumë kohë tani për atë lojë. Shpresoj që të gjithë të kthehen shëndoshë nga kombëtaret për të luajtur pjesën e fundit të kampionatit”.

Mesfushori belg gjithashtu thuri elozhe për bashkëlojtarin e tij, David Silva, për të cilin tha se nuk ka konkurrencë dhe luftë mes tyre, por vetëm bashkëpunim. /Telegrafi/