Telegrafi

De Bruyne i gatshëm për lojë pas lëndimit të rëndë, buzëqesh Guardiola  

Foto: Man City/Twitter

Kevin de Bruyne është gati të kthehet në aksion dhe të luajë pas më shumë se tre muajsh.

Mesfushori belg e pësoi një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjeve me klubin anglez.

Pas ekzaminimeve të shumta u zbulua se lëndimi i tij është i kalueshëm dhe tani pas tre muajve, de Bruyne është i gatshëm të kthehet në aksion.

Lexo po ashtu Hazard zbulon katër futbollistët më të mirë në Ligën Premier

“Po, De Bruyne është gati. Nuk e di nëse do të startojë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nuk e di nëse ai është në gjendje të luajë 90 minuta. Ai është trajnuar rregullisht në dy javët e fundit”.

“Ai është një lojtar i tillë i rëndësishëm për ne”.

“Sa herë që një lojtar është jashtë, më pëlqen kur kthehet – do të jemi më të fortë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, ndeshja e radhës e Manchester Cityt është ajo e ditës së shtunë (nesër) në shtëpi ndaj Burnleyt. /Telegrafi/