Kevin De Bruyne thotë se Sadio Mane ka qenë lojtari më i kompletuar i Liverpoolit këtë vit dhe sipas tij ai do të duhej të ishte “Lojtari i sezonit në Ligën Premier”.
Mane ka regjistruar 14 gola dhe ka dhënë nëntë asistime në Ligën Premier deri më tani këtë vit, dhe ka qenë një nga interpretuesit më të mirë të Jurgen Klopp në luftën e tyre për titull.
I pyetur në BT Sport se kush do të ishte zgjedhja e tij për çmimin individual, De Bruyne tha: “Unë do të thoja Mane”.
“Unë mendoj se ai ka qenë lojtari më i kompletuar këtë vit për Liverpoolin”.
“Ai ka qenë i rëndësishëm, kështu që nëse do të më duhej të zgjidhja dikë, unë do të zgjidhja Mane”, ka deklaruar belgu.
Lista e favoritëve për çmimin e vitit ishte dominuar nga lojtarët e Liverpoolit, që janë 25 pikë para Manchester Cityt. /Telegrafi/