Telegrafi

“De Bruyne është superior, mund t’i bëjë të gjitha”

Roberto Martinez ka thurur shumë lëvdata për futbollistin e tij, Kevin de Bruyne.

Trajneri i Belgjikës është impresionuar me cilësitë e mesfushorit të Manchester Cityt, pasi ka luajtur super në tri pozitat ku ai e ka provuar.

“Ani luajti si numër 9 ndaj Spanjës, si numër 6 ndaj San Marinos dhe si numër 9 ndaj Holandës”, ka thënë fillimisht Martinez, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Guardiola: Pas Messit, ky është futbollisti më i mirë në botë

“Ai është superior. Mund t’i bëjë të gjitha”, ka përfunduar trajneri i Belgjikës.

Ndryshe, para disa kohës edhe trajneri i tij te Manchester City, Pep Guardiola kishte deklaruar se vetëm Lionel Messi është më i mirë se De Bruyne. /Telegrafi/