Site icon Telegrafi

De Bruyne është kthyer në stërvitje, i gatshëm për finalen ndaj Chelseat

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

Kevin De Bruyne është kthyer në stërvitje me Manchester City duke qetësuar dyshimet për mungesën eventuale në finale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori belg nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të kampionit të Ligës Premier për shkak të problemeve muskulore.

Ndërkohë, pati dyshime se ai mund të mungonte në finalen e 29 majit ndaj Chelseat që zhvillohet në Estadio do Dragao të Portos.

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

Megjithatë, De Bruyne është i gatshëm për sfidën e të martës kundër Brightonit që do t’i shërbejë Cityt si një tjetër sfidë përgatitore për finalen e madhe.

“Kevin është stërvitur në dy ditët e fundit dhe ndihet mirë. Kevin është i rëndësishëm si gjithë të tjerët. Kur jemi bashkë dhe mund ta shtyjmë njëri-tjetrin, atëherë do të jetë e mundur (ta fitojmë Ligën e Kampionëve)”, është shprehur trajneri Pep Guardiola. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kevindebruyne)
Exit mobile version