Telegrafi

De Bruyne e Silva, debate të ashpra – Vetëm Fernandinho i qetëson (Foto/Video)

Kevin De Bruyne, David Silva dhe Fernandinho, kanë qenë pjesë të mosmarrëveshje pas pjesës së parë.

Belgu ishte duke u merru me gjyqtarin e katërt të takimit, ndërsa spanjolli ndërhyri, kur rezultati ishte 2-0.

Kapiteni Silva u mundua ta qetësojë De Bruyne, por ai reagoi keq me të duke thënë: “Lërmë të flas”.

Fernandinho ishte ai që u fut në mes dhe e qetësoi De Bruynen.

Fernadinho në mes duke i ndarë

City ishte duke fituar 2-0 me golat e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë Napoli e ngushtoi epërsinë me golin nga pika e bardhë te Diawara.

Po ashtu Napoli kishte një penallti  ku Dries Mertens, gjuajti, por u prit Ederson. /Telegrafi/