Telegrafi

De Bruyne bën histori në Ligën Premier pas asistimit ndaj Sheffield Unitedit

Kevin De Bruyne ka bërë histori në Ligën Premier të martën, pasi u bë lojtari i parë që siguron 15 ose më shumë asistime në tre sezone të veçanta.

Ylli belg bëri asistimin e vetëm tek goli i fitores 1-0 të Manchester Cityt ndaj Sheffield Unitedit i shënuar nga Sergio Aguero.

Me këtë asistim, De Bruyne arrin në shifrën e 15-të asistimeve deri tani këtë sezon në Ligën Premier, duke hyr edhe në histori të këtij kampionati.

Lexo po ashtu Manchester City fiton me vështirësi ndaj Sheffield Unitedit

Mesfushori kreativ tashmë arrin 15 e më shumë asistime në tre sezone të veçanta në Ligën Premier: 2016-17 (18 asistime) dhe 2017-18 (16).

28-vjeçari është gjithashtu në rrugën e duhur për të shijuar sezonin e tij më të frytshëm të golave ​​në kampionatin anglez, pasi ka shënuar tashmë shtatë herë, ndërsa rekordi i tij është tetë gola që ai i shënoi dy sezone më parë.

De Bruyne vërtetoi të martën se ishte lojtari i diferencës, pasi fjalët lavdëruese për të zgjedhi edhe trajneri kundërshtar.

“Kevin De Bruyne ka gjetur një pasim të mahnitshëm për Sergio Agueron”, ka thënë trajneri i Sheffield Unitedit, Chris Wilder. /Telegrafi/